Art&Argëtim

3 vjet pas vdekjes së vëllait, motra e Ergit i rikthehet muzikës: Fustanin e bardhë se vesh kurrë, s’kam arsye të gëzoj

2 Gusht 2019, 14:02 Nga DOSJA
3 vjet pas vdekjes së vëllait, motra e Ergit i rikthehet muzikës:

TIRANË– Këngëtarja Barbana Dini është rikthyer në muzikë, tre vite pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Ergit. 

Në një intervistë për “Mirage” ajo shprehet se ky ka qënë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë pasi nuk e ka të lehtë të gëzojë pas humbjes të së vëllait.

“Ka qënë një kohë e gjatë për të marrë një vendim. Nuk e dija çfarë doja ta bëja. Pata një rikthim të vogël por sërish u tërhoqa sepse kisha shumë gjëra të paqarta. Frymëzimi më vjen nga familja ime. Arritëm në konkluzionin se kam akoma shumë për të dhënë dhe për të thënë. Nuk është e lehtë të vazhdoj sepse duhet të dukesh gjithmonë në formë dhe të gëzosh edhe nëse nuk e ndjen. Është një pjesë që kam arritur ta superoj. Ergi ka qënë dhe është pjesë e pandarë e imja. Dëshira e tij më e madhe ka qënë të më shumë sa më lart. Më mungon pjesa që i diskutonim gjërat bashkë. Vendin e tij nuk e zë askush.”

E pyetur lidhur me planin e saj për një dasmë, Bardana e ka mohuar kategorikisht duke thënë se nuk do ta vishte kurrë fustanin e bardhë.

Jo fustanin e bardhë është diçka që nuk do ta vesh kurrë. Është zgjedhja ime. Nuk shoh asnjë arsye për të festuar,”-tha Barbana. 

Vëllai i saj, gjithashtu këngëtar, Ergi Dini ndërroi jetë në nëntor të 2016-ës, pas një aksident fatal me motor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz barbana dini ergi dini barbana dini ergi dini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Gusht 2019, 07:23

Si sot 70 vjet më parë, më 2 gusht të vitit 1949, disa reparte të ushtrisë qeveritare greke, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni luftarak, sulmuan me zja...