Art&Argëtim

“S’i them jo Mozzik-ut”/ Pas largimit nga On Records, Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit

2 Gusht 2019, 15:13 Nga DOSJA
“S’i them jo Mozzik-ut”/ Pas largimit nga On Records, Kida i

Një vit më parë bëri bujë në media largimi i Mozzik dhe Getinjos nga labeli i njohur On Records që menaxhohet nga Met Elshani.

Bujë të madhe bëri edhe sherri virtual mes dy vëllezërve dhe menaxherit të On Records, pas prishjes së kontratës nga dy djemtë me Met Elshanin. Ish-menaxheri i tyre e çoji çështjen deri në gjykatë dhe madje bllokoi për një periudhë edhe këngët e tyre në Youtube.

Pas kësaj nisme të menaxherit të gjithë pjestarët e grupit e hoqën Mozzik dhe Getinjon nga rrjetet sociale gjë që bëri të mendohej se marrëdhëniet e tyre ishin keq. Përjashtim bëri vetëm Kida. 

E ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Kida ka treguar se u largua nga labeli pasi i mbaroi kontrata. Kida u pyet nëse do të bënte në të ardhmen një këngën me Mozzik.

“Asnjëherë s’kam pas problem direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”, tha Kida.

Mesa duket ky lajm nuk do t’i pëlqejë ish-menaxherit të saj Met Elshanit.  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz getinjo kida kida flet për marrëdhëniet me mozzik met elshani mozzik on records getinjo kida kida flet për marrëdhëniet me mozzik met elshani mozzik on records

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Gusht 2019, 07:23

Si sot 70 vjet më parë, më 2 gusht të vitit 1949, disa reparte të ushtrisë qeveritare greke, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni luftarak, sulmuan me zja...