Aktualitet

Elbasani nën terrorin e plumbave/ Sherr në lokal, plagosen me armë tre persona (VD+EMRAT)

2 Gusht 2019, 15:44 Nga DOSJA
Elbasani nën terrorin e plumbave/ Sherr në lokal, plagosen me

ELBASAN– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri brenda një lokali pranë Pallatit të Sportit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme teksa të plagosurit dhe autori ishin të ulur në një tavolinë.

Debati ka degraduar, duke bërë që njëri prej tyre të marrë armën dhe të qëllojë ndaj personave të tjerë.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur: Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije dy janë prekur nga plumbat në këmbë, ndërsa një tjetër kishte dëmtim të lehtë në sy. Por të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Policia, e cila ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit cërriku elbasan fezi ago mihal kocashi plagosje ne elbasan astrit cërriku elbasan fezi ago mihal kocashi plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll