Aktualitet

“Ndihmë se vdiq”/ Turistët serbë bllokohen në “Majën e grykave të hapura” në Valbonë, ndërron jetë një prej tyre

Ka qenë një turiste serbe, e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre kishte ndërruar jetë.

16 Korrik 2022, 16:07 Nga k.m.
“Ndihmë se vdiq”/ Turistët serbë bllokohen në
Foto ilustruese

TROPOJË- Një turist serb, i identifikuar me inicialet si G.S ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës si pasojë e një infarkti në zemër. Ka qenë një turiste serbe, e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre kishte ndërruar jetë. Ndërsa turistët e tjerë kanë mbetur të bllokuar në zonë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/-  Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë. Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Me të marrë informacionin, Policia e Tropojës së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë. Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit. Mësohet se në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

turistet serbe ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll