Aktualitet

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Mykonos, mes tyre një shqiptar, Policia sekuestron mijëra euro dhe paund

Ata gjetën gjithashtu një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 franga zvicerane.

16 Korrik 2022, 12:49 Nga e.k
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Mykonos, mes
Foto ilustruese

GREQI- Tre persona mes tyre dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e Policisë Greke pasi akuzohen për trafik dorë në zonën e Mykonos. Në pranga kanë rënë një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, një greke 26-vjeçare dhe një 35-vjeçar izraelit, i cili kishte blerë 1.1 gram kokaineë për 200 euro, shkruajnë mediat greke.

Ata u lokalizuan në zonën Tagou-Argyraina dhe më pas Policia u kontrolloi banesën ku banonin ku dhe iu gjetën pako kanabis, e cila peshonte 4.3 gram, një pako plastike me tre pako najloni të improvizuara, kokainë me peshë të kombinuar 6.6 gram, u gjetën pako plastike, me 5,4 gramë kokainë, tri pako najloni të improvizuara me MDMA , secila me peshë bruto 0,7 gramë, si dhe 21,740,00 euro , si dhe tre telefona celularë. 

Ata gjetën gjithashtu një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 franga zvicerane.

greqi

Sondazh

Poll