Aktualitet

Përplasi të moshuaren në Lungomare, drejtuesi i motorit largohet nga vendngjarja

Pas përplasjes drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që e moshuara është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës ku po merr dhe ndihmën e duhur mjekësore dhe bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

16 Korrik 2022, 14:37 Nga e.k

 

Përplasi të moshuaren në Lungomare, drejtuesi i motorit largohet
Foto ilustruese

VLORË- Një74-vjeçare e identifikuar me inicialet H.SH ka mbetur e plagosur pasi rreth orës 12:45 është përplasur nga një motor në Lungomare. Pas përplasjes drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që e moshuara është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës ku po merr dhe ndihmën e duhur mjekësore dhe bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 12:45, në lungomare, një motomjet ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

vlore

Sondazh

Poll