Aktualitet

"Një vrapim i mëngjesit të së shtunës rreth Tiranës", Grenell ndodhet në Shqipëri

Në një status në Instagram Grenell ka publikuar dy foto nga qendra e kryeqytetit dhe ka bërë të ditur se e ka nisur mëngjesin me një vrapim në Tiranë.

16 Korrik 2022, 13:17 Nga d.a.
"Një vrapim i mëngjesit të së shtunës rreth
Richard Grenell

TIRANË- Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ndodhet në Tiranë ku dhe ka postuar disa foto.

Në një status në Instagram Grenell ka publikuar dy foto nga qendra e kryeqytetit dhe ka bërë të ditur se e ka nisur mëngjesin me një vrapim në Tiranë.

"Një vrapim i mëngjesit të së shtunës rreth Tiranës është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën."-ka shkruar Grenell përkrah fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Prania e tij në Tiranë vjen pas vizitës dyditore që ai pati në Serbi ku dhe ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd si dhe politikën e Kosovës. Grenell u shpreh se Albin nuk është një lider i mirë për Kosovën si dhe se ai ka refuzuar projektin për gazsjellësin. Gjithashtu, Grenell në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit, më 13 korrik tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova pasi, sipas tij, në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin.

richard grenell ne tirane albin kurti

Sondazh

Poll