Aktualitet

I morën me dhunë 3.6 mln lekë 62-vjeçarit, arrestohen dy të të rinjtë, Policia u sekuestron shumën e vjedhur

Sipas Policisë ata e kanë dhunuar 62-vjeçarin dhe më pas i kanë marrë paratë, duke u larguar me shpejtësi me automjet, por policia ka mundur që t’i prangosë.

16 Korrik 2022, 13:16 Nga e.k

I morën me dhunë 3.6 mln lekë 62-vjeçarit, arrestohen dy

Momenti i shoqërimit në Komisariat

DIBËR- Gentian Sula 25 vjeç, banues në Dibër dhe Ardit Topozi 20 vjeç, banues në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë së Dibrës si autorë të dyshiaur të vjedhjes me dhunë të një shume rreth 3.6 milionë lekë një qytetari. Sipas Policisë ata e kanë dhunuar 62-vjeçarin dhe më pas i kanë marrë paratë, duke u larguar me shpejtësi me automjet, por policia ka mundur që t’i prangosë.

Po ashtu, atyre u është sekuestruar shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit të identifikuar me inicialet M.GJ, si dhe automjeti me të cilin u larguan

NJOFTIMI I POLICISË:

"I morën me dhunë një shumë parash, një shtetasi, falë reagimit në kohë, veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, si dhe ndjekjes së pandërprerë, në kuadër të operacionit “Vapori”, Policia kap dhe arreston brenda pak orësh 2 autorët e dyshuar. Pas marrjes së njoftimit se në sheshin "Vapori", në qytetin e Peshkopisë, dy shtetas të paidentifikuar kishin zbritur nga makina dhe i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ata të Komisariateve të Policisë Dibër dhe Bulqizë, janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar.  Si rezultat i reagimit në kohë, punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë, u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe lokalizimi i automjetit me të cilin ata po qarkullonin." - njofton policia. 

Pas disa orësh ndjekjeje, në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, janë kapur 2 autorët e dyshuar, të cilët udhëtonin me një mjet tip “Fiat”, në të cilin, gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe shumën e parave (364.000 lekë të rinj), që i morën me dhunë shtetasit M. Gj.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar: G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”,  kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

diber policia e dibres

Sondazh

Poll