Aktualitet

"U tërbuan se ishte trans"/ Ishin bërë gati për treshe, shqiptarët rrahin eskortën në Itali

Mbase dy shqiptarët u zemëruan sepse e kuptuan se kishin të bënin me një trans dhe menduan se ishin "mashtruar", ose mbase kishin ardhur me qëllime të këqija pasi ishin të shoqëruar nga një burrë i tretë, i cili i priste jashtë në makinë. 

16 Korrik 2022, 13:04 Nga d.a.
"U tërbuan se ishte trans"/ Ishin bërë gati për
Foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë lexuan reklamën e saj në një faqe eksortash dhe e morën në telefon dhe caktuan një takim për një natë treshe por kur eskorta, emri i artit Miranda, hapi derën, gjërat morën një rrjedhë shumë të keqe. 

Sipas mediave vendase, mbase dy shqiptarët u zemëruan sepse e kuptuan se kishin të bënin me një trans dhe menduan se ishin "mashtruar", ose mbase kishin ardhur me qëllime të këqija pasi ishin të shoqëruar nga një burrë i tretë, i cili i priste jashtë në makinë. 

Fakti është se Miranda u sulmua, u rrah dhe u kërcënua me thikë në fyt dhe iu grabitën 500 euro, një kompjuter dhe disa smartphone. Shërbimet e shpejta të policisë arrestuan sulmuesit brutalë, të dy shqiptarë të moshës 30 dhe 32 vjeç, njëri banues në Kremones, tjetri në Sassuolo (Modena). I pari punon si kamarier ndërsa i dyti tregton makina dhe i treti që priste në makinë ishte po një shtetas shqiptar.

Dhuna ndodhi 23 majin e kaluar, në një apartament në via Panfilo Nuvolone, në lagjen Cambonino, në periferi të Kremonës. Elemente të dobishme janë marrë nga analiza e kamerave video të vëzhgimit të qytetit, përmes portave rrugore dhe “shtigjeve dixhitale” kanë rikonstruktuar rlëvizjen e makinës që iku në Parma me tre shqiptarët në bord.

Pas grumbullimit të provave, të enjten e kaluar policët zbatuan urdhrin e arrestit në burg të dhënë nga gjyqtari hetues me kërkesë të Prokurorisë. Kolegët nga Sassuolo u paraqitën në shtëpinë e 32-vjeçarit dhe e çuan në burgun e Modenas. Megjithatë, në Kremona, kamarieri 30-vjeçar ishte fshehur. Gjuetia nisi dhe pas 24 orësh kërkimesh të pandërprera, hetuesit i vunë në gjurmët e tij, edhe falë bisedimeve të vazhdueshme me familjen. Ai u paraqit në komisariat i shoqëruar nga avokati Luca Curatti, i cili ndihmon të dy të arrestuarit dhe u dërgua në burgun e Cà del Ferro. Personi i tretë është nën hetim,35-vjeçari bashkatdhetar, i akuzuar se ka luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimin e grabitjes dhe më pas arratisjen.

policia italiane arrestohen dy shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll