Aktualitet

'Kam njohje në ministri', 7000 euro për një vend pune, si i mashtroi 29-vjeçari dy vajzat nga Tirana

29-vjeçari Julian Gjoka banues në qytetin e Vorës kishte mashtruar së fundmi dy vajza të reja se në këmbim të një shume pprej 7000 euro ai do i siguronte një vend punë në Ministrinë e Energjitikës.

16 Korrik 2022, 13:55 Nga k.m
'Kam njohje në ministri', 7000 euro për një vend pune,
Momenti i shoqërimit në Komisariat

TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve  mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu premtuar punësim. 29-vjeçari Julian Gjoka banues në qytetin e Vorës kishte mashtruar së fundmi dy vajza të reja se në këmbim të një shume prej 7000 eurosh ai do i siguronte një vend punë në Ministrinë e Energjitikës.

'Kam njohje në ministr', besohet të ketë thënë Gjoka. Me pretendimin se kishte njohje në administraten shtetërore ai fuste në kurth 'viktimat' e tij dhe ju merrte paratë. 

Ai tashmë do të përballet me akuzën e mashtrimiut dhe falsifikimit të dokumenteve ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICIË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtuesi”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Premtuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- J. Gj., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Ky shtetas dyshohet se me anë të mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga shtetaset V. Ç. dhe L. P., të cilave iu kishte premtuar se do t’i punësonte në institucione shtetërore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane julian gjoka

Sondazh

Poll