Aktualitet

Zbulohet shënjestra e celulës terroriste në Shqipëri, kush është numri dy i MEK që i rrezikohej jeta (EMRI-DOSJA)

Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës iraniane.

16 Korrik 2022, 11:22 Nga e.k
Zbulohet shënjestra e celulës terroriste në Shqipëri, kush
Mehdi Abrishamshi

TIRANË- Zbulohet shënjestra e celulës terroriste, që po planifikonte një sulm ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në zonën e Manzës, në Shqipëri. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore për celulën terroriste, ku zbulohet se shënjestër e sulmit ishte numri dy i MEK, Mehdi Abrishamshi.

“SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. News24 ka zbuluar dosjen e plotë hetimore, ku rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi. Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës. Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion. Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga dosja hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje. Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, ku ishte bërë kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular. Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë. Ndaj dhe mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. 

 

tirane spak

Sondazh

Poll