Aktualitet

Po merrnin rreze në shezlong, gomonia humb kontrollin, përplas çiftin në Himarë. Të rinjtë shtrohen në spital

Të dy kanë shkuar në spitalin e Himarës për të marrë mjekimin e parë, ku edhe është mësuar se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

16 Korrik 2022, 11:53 Nga k.m.
Po merrnin rreze në shezlong, gomonia humb kontrollin, përplas
Policia në Himarë

VLORË- Një gomone ka tentuar të dalë në bregun e Jalës, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë duke marrë para 2 pushues (një çift), të cilët po merrnin rreze dielli në shezlongun e tyre. Pushuesi 31-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.S., ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza që ishte bashkë me të, E.GJ., ka shpëtuar me gërvishtje të lehta. Të dy kanë shkuar në spitalin e Himarës për të marrë mjekimin e parë. Por pas përkeqësimit të gjendjes të dy pushuesve, ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Po merrnin rreze në shezlong, gomonia humb kontrollin, përplas

NJOFTIMI I POLICISË:

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,"-njofton Policia. 

Ndërkohë që të lënduarit po mjekohen, Policia ka shoqëruar në Komisariat, 37-vjeçarin Gjergji Priftuli, i cili ka humbur kontrollin e gomones, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

gomonia ne jale

Sondazh

Poll