Aktualitet

Arrestohet në Muriqan 32-vjeçari nga Kazakistani i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkelje të ligjit për narkotikët  që në prill të këtij viti dhe falë operacionit të koordinuar me Interpol Tirana dhe autoriteteve gjermane u bë e mundur kapja e tij.

16 Korrik 2022, 11:19 Nga e.k
Arrestohet në Muriqan 32-vjeçari nga Kazakistani i shpallur në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 32-vjeçar me origjinë nga Kazakistani por që jetonte në Gjermani është arrestiuar në pikën kufitare të Muriqanit me qëllim ekstradimin drejt shtetit gjerman. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkelje të ligjit për narkotikët  që në prill të këtij viti dhe falë operacionit të koordinuar me Interpol Tirana dhe autoriteteve gjermane u bë e mundur kapja e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Muriqan, Shkodër

Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

shkoder

Sondazh

Poll