Art&Argëtim

Dojna Mema rrëfen emocionet e pritjes së ëmbël: Nuk di çfarë të presësh nga jeta

Moderatorja kujtoi se ka mbetur shtatzënë gjatë kohës kur prezantonte “Big Brother VIP Fan Club”, ndërsa binjakët e pyetën si ka qenë kjo shtatzëni e parë për çiftin.

15 Korrik 2022, 22:28 Nga I.A
Dojna Mema rrëfen emocionet e pritjes së ëmbël: Nuk di
Dojna Mema dhe Vlashent Sata

TIRANË- Moderatorja Dojna Mema është në  muajt e fundit të shtatzënisë, ndërkohë që vazhdon të ndajë me publikun këtë eksperiencë të veçantë për të. Këtë të premte, ajo dhe partneri i saj, Vlashent Sata ka pranuar ftesën e binjakëve Veshaj. Në emisionin më “Më lër të flas” në Top Channel, Dojna dhe Vlashenti folën më shumë për njëri-tjetrin dhe për beben që presin të vijë në jetë së shpejti.

Moderatorja kujtoi se ka mbetur shtatzënë gjatë kohës kur prezantonte “Big Brother VIP Fan Club”, ndërsa binjakët e pyetën si ka qenë kjo shtatzëni e parë për çiftin.

Dojna: Ka qenë fëmijë shumë i mbarë që në fillim. Ky fëmijë është krijuar gjatë kohës që ju ishit brenda shtëpisë së Big Brother.

Romeo: Sa fëmijë janë bërë në atë kohë, o vëlla?

Donaldi: Sa shanse ka që ju ta keni bërë këtë fëmijë duke më parë mua?

Dojna: Në shtëpinë tonë ka qenë 24 orë në 24 Big Brother, kështu që e sigurt që keni qenë diku në sfond.

Donaldi: Ka qenë e martë apo e premte?

Donaldi: Na tregoni pak si po shkon si eksperiencë

Vlashenti: Më mori një shok në telefon, sa mori vesh që ishte shtatzënë Dojna, më tha mirë se erdhe në grupin “Ti ke të drejtë, unë kam gabim”.

Donaldi: Ajo ka të drejtë kur nuk është shtatzënë, imagjino sa të drejtë ka kur është shtatzënë…

Vlashenti: Është eksperiencë e re dhe ti nuk di çfarë të presësh as nga vetja, as nga partnerja, as nga njerëzit  e tjerë. Të gjithë japin mend. Mua më vjen keq që nuk kam qenë perfekt aq sa ka qenë perfekte Dojna në këtë rrugëtimin e saj.

vlashent sata dojna mema

Sondazh

Poll