Art&Argëtim

Balina Bodinaku del me deklaratën e papritur për Big Brother: Më ka ardhur në majë të hundës...

Gazetarja Balina Bodinaku është shprehur se është habitur nga tejkalimi i pritshmërive të formatit, e cila kishte takuar edhe nga ata njerëz të cilët ishin të varur nga “Big Brother”.

15 Korrik 2022, 18:51 Nga s.s
Balina Bodinaku del me deklaratën e papritur për Big Brother: Më
Balina Bodinaku

TIRANË- Gazetarja e njohur Balina Bodinaku e cila ishte opinioniste vitin e kaluar gjatë reality show “Big Brother”, është shprehur në emisionin “Ditë e Re” nga RTV Ora se është lodhur nga pyetjet e njerëzve për këtë misionin.

Bodinaku është shprehur se është habitur nga tejkalimi i pritshmërive të formatit, e cila kishte takuar edhe nga ata njerëz të cilët ishin të varur nga “Big Brother”.

“Shumë faleminderit se më ka ardhur kudo ku shkoj, është normale që të merrej publiku se prandaj ishte ai format, dhe me vjen mirë. Por më ka ardhur mua, se në çdo studio më pyesin për Big Brother. Normalisht u tejkaluan pritshmëritë e formatit dhe produksionit dhe njerëzve. Kam takuar njerëz që më kanë thënë se ishin të varur nga Big Brother”, është shprehur Balina..

Ajo shtoi se formati dhe për atë vetë personalisht ka pasur shumë kritika dhe opinione të ndryshme nga njerëzit, për arsye se aty mund të ketë momente të caktuara agresiviteti dhe dhunë verbale.

“Ka pasur shumë opinione dhe që kanë tërhequr edhe kritika. E prisja që të kishte kritika sepse je aty i ekspozuar. Ka pasur në momente të caktuara agresivitet dhe dhunë verbale të madhe. Unë kam qenë e përgatitur për këtë pjesë dhe e kam përballuar mirë”, është shprehur Balina.

balina bodinaku

Sondazh

Poll