Art&Argëtim

Parashikimet për 2022, realizohen dy profecitë e Baba Vangës

Gjë që ndodhi, pasi qytetet në Uellsin Jugor dhe Sidnej u goditën rëndë nga shiu i madh. Madje pati dhe të vdekur.

15 Korrik 2022, 18:15 Nga k.m.
Parashikimet për 2022, realizohen dy profecitë e Baba Vangës
Baba Vanga

TIRANË- Ka njerëz që pretendojnë se dy parashikime të Baba Vangës janë plotësuar. Për adhuruesit e saj, ajo parashikoi se këtë vit do të ketë vende në Australi dhe Azi që do të testohen nga përmbytjet intensive. Gjë që ndodhi, pasi qytetet në Uellsin Jugor dhe Sidnej u goditën rëndë nga shiu i madh. Madje pati dhe të vdekur.

Gjithashtu, Baba Vanga mësohet se ka parashikuar se do të ketë mungesë uji në disa qytete, gjë që po ndodh tashmë në Portugali dhe Itali ku qytetarëve u është kërkuar të ulin konsumin e ujit. Kjo për shkak të krizës që është shkaktuar nga thatësia.

Baba Vanga fitoi famë pasi supozoi se parashikoi fatkeqësinë e nëndetëseve Kursk në 2000. Nëndetësja u mbyt 12 muaj pasi Vanga pretendoi se Kursk do të ishte ‘mbuluar me ujë’ dhe ‘e gjithë bota do të qajë për të’.

Në moshën 12-vjeçare, ajo humbi shikimin pas goditjes së një tornadoje dhe që atëherë filloi të parashikonte ngjarjet. Gjatë jetës së saj, ajo thuhet se ka një shkallë suksesi prej 85% me vizionet e saj pasi besohet se ka parashikuar saktë sulmet e 11 shtatorit dhe sulmet kimike siriane. Sipas ekspertëve, të cilët kanë hulumtuar profecitë e saj, thonë se vetëm 68 % janë të sakta.

/Marrë nga Protothema

baba vanga

Sondazh

Poll