Art&Argëtim

Romeo-Donaldit: Ndarjet e tua na dhembin të gjithëve

Por pas kësaj Romeo e pyeti Donaldin nëse ai ka përjetuar ndonjë ndarje që i ka dhembur shumë, por nuk ka marrë një përgjigje nga ky i fundit.

15 Korrik 2022, 22:14 Nga I.A
Romeo-Donaldit: Ndarjet e tua na dhembin të gjithëve
Romeo dhe Donald Veshaj

TIRANË- Donald Veshaj dhe jeta e tij sentimentale kanë qenë shumë të komentuara në rrjet kohët e fundit. Sot në emsionin  “Më lër të flas”, në Top Channel, vëllezërit Veshaj kanë folur për ndarjet më të bujshme, ku Donaldi nuk la pa ironizuar krisjen e marrëdhënies së Ilir Shaqirit dhe Sabianit.

Por pas kësaj Romeo e pyeti Donaldin nëse ai ka përjetuar ndonjë ndarje që i ka dhembur shumë, por nuk ka marrë një përgjigje nga ky i fundit.

Biseda:

Donaldi: Ndarja më e bujshme ka qenë Ilir-Sabian.

Romeo: Po ti ke pasur ndonjë ndarje Donald, që të ka dhembur?

Donaldi: Jo (qesh)…

Romeo: Më fol pak për ndarjen e meqë është edhe episodi fundit.

Donaldi: Do flasim sezonin e ardhshëm, ju premtoj.

Romeo: Se këto ndarjet e tua të dhembin ty, na dhëmbin edhe ne, ky është problemi, kjo është diferenca.

Donaldi: Do flasim sezonin e ardhshëm, se jemi përsëri në tetor.

donald veshaj romeo veshaj

Sondazh

Poll