Art&Argëtim

“Po shpëtoj jetë”, Beatrix Ramosaj bën deklaratën e fortë: Nuk e kam treguar anën time të historisë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka postuar një foto e cila ka bërë që të gjithë ndjekësit të mendojnë se është një postim thumbues për dikë.

15 Korrik 2022, 19:50 Nga s.s
“Po shpëtoj jetë”, Beatrix Ramosaj bën
Beatrix Ramosaj

TIRANË- Beatrix Ramosaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo vitin e kaluar ishte pjesë e reality show më të madh në Shqipëri, Big Brother, e cila ishte në vëmendjen e të gjithëve për shkak të lidhjes së saj me humoristin Donald Veshaj që nuk zgjati shumë si lidhje.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila së fundmi ka postuar një shprehje e cila duket shumë thumbuese për dikë.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos treguar anën tuaj të historisë?”, ishte pyetja në postimin e bërë, por këngëtarja nuk ka hezituar për të dhënë një përgjigje duke shkruar: “Duke shpëtuar jetë”.

Në një farë mënyre mos ndoshta Beatrix po na tregon hapur se ajo po hesht vetëm për faktin që të mos i prishë reputacionin dikujt tjetër.

Pas daljes nga "Big Brother", ajo publikoi këngët "Faj" dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar këngën “Vonë”, ku duket se tashmë i është përkushtuar sërish muzikës.

“Po shpëtoj jetë”, Beatrix Ramosaj bën
Postimi i Beatrix Ramosaj

beatrix ramosaj

Sondazh

Poll