Art&Argëtim

“Mami pastronte shtëpitë, unë isha kamariere”, Beniada tregon vështirësitë në Itali dhe ka një këshillë për të gjithë të rinjtë

Beniada ka rrëfyer vështirësitë e jetës së saj nga fillimi i nisjes për në Itali deri tek puna e saj e parë si kamariere.

15 Korrik 2022, 21:25 Nga s.s
“Mami pastronte shtëpitë, unë isha kamariere”,
Beniada Nishani

TIRANË- Beniada është një ndër personazhet e cila mori vëmendjen e mediave gjatë pjesëmarrjes së saj në reality show “Big Brother”, e cila me çiltërsinë e saj fitoi zemrën e publikut.

Ajo nuk u bë e famshme vetëm prej pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, por ajo ka ushtruar profesionin si modele prej vitesh në pasarelat e Italisë dhe një protagoniste në filmin e Berluskonit.

Së fundmi, në një intervistë ajo ka hapur zemrën duke treguar historinë e jetës së saj dhe kohën e vështirë që ajo kaloi së bashku me familjen e saj për të arritur në Itali. Ajo ka thënë se të punosh nuk është turp dhe se mamaja e saj punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve, ndërsa ajo vetë punonte si kamariere.

 “Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”, tha Beniada.

Gjithashtu, ajo ka dhënë dhe një këshillë për të gjithë ata që e kanë “turp”të flasin për punën e tyre.

“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë.  Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati. Tani Beniada është fokusuar edhe në një fushë tjetër përveç modelingut dhe moderimi. Kam mbaruar universitetin për fashion design dhe tani kam filluar të hap një biznes. Kam marrë dhe disa materiale e copa shumë të bukura. Kam hapur dhe një faqe Instagrami “Benny” ku do t’i shfaq stilimet”, tha Beniada.

beniada nishani

Sondazh

Poll