Politike

Komisioni i Ligjeve, Sali Shehu: Dua të forcoj rolin e Avokatit të Popullit

Sali Shehu, ish-kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka paraqitur platformën e tij, para komisionit të sotëm.

15 Korrik 2022, 17:35 Nga I.A
Komisioni i Ligjeve, Sali Shehu: Dua të forcoj rolin e Avokatit të
Sali Shehu

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të kandiduar në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Sali Shehu, ish-kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka paraqitur platformën e tij, para komisionit të sotëm. Platrofma që Shehu paraqiti ishte e ndarë në disa pika, mbi të cilat sipas tij do të forcohet roli i Avokatit të Popullit në Shqipëri. 

"Dua të shpreh disa ide që i shërbejnë dhe forcojnë rolin e Avokatit të Popullit. Forcimi i rolit të Avokantit të Popullit vjen përmes bashkëpunimit me Kuvendin. Kjo realizohet përmes raporteve të shpeshta dhe jo vetëm një raporti vjetor me Kuvendin. Rritjen e numrit të vizitave në spitale, burgje dhe çdo institucion shtetëror, për të parë nëse respektohet të drejtat e njerëzve. Forcimi i Kontrollit mbi organet ekzekutive, qendrore dhe vendore, për të rritur numrin e inspektimeve me iniciativë të drejtpërdrejt. Bashkëpunimi me median, për mbrojtjen dhe trajtimin e ankesave të veçanta si dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe organizata të tjera për të hartuar raporte te përbashkëta mbi të drejtat e njeriut. Rritja e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare për të prezantuar raporte të vazhdueshme dhe për të ndjekur zbatimin e rekomandimeve të tyre në vendin tonë," tha Shehu.

sali shehu komisioni per avokatin e popullit

Sondazh

Poll