Politike

Lefterije Luzi: Duhet ndryshuar ligji për Avokatin e Popullit dhe emri i institucionit

Ajo u ndal dhe tek fakti se përpos ndryshimit të ligjit për funksionimin e institucionit duhet ndryshuar dhe emrin i tij pasi njerëzit janë konfuz dhe nuk dinë ta bëjnë ndarjen mes Avokatit të Popullit dhe atij të shtetit.

15 Korrik 2022, 16:55 Nga e.k
Lefterije Luzi: Duhet ndryshuar ligji për Avokatin e Popullit dhe emri i
Lefterije Luzi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të kandiduar në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Lefterije Luzi, ish-kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve paraqiti platformën e saj për 5 vitet e ardhshme në krye të Avokatit të Popullit nëse do marrë dhe votrëbesimin e Kuvendit. Ajo u shpreh se ligji për Avokatin e Popullit duhet të ndryshojë pasi sipas saj ndryshimi i fundit është bërë në vitin 2014 ndërkohë që shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Ajo u ndal dhe tek fakti se përpos ndryshimit të ligjit për funksionimin e institucionit duhet ndryshuar dhe emrin i tij pasi njerëzit janë konfuz dhe nuk dinë ta bëjnë ndarjen mes Avokatit të Popullit dhe atij të shtetit.

Lefterije Luzi: Në gjithë rrugëtimin tim kam qenë lektore, në fushën e botimeve jam autore e shumë librave. Prioriteti im do të jenë një sërë çështjesh. Ka ardhur koha që ky institucion të rrisë besimin e qytetarëve. Duhen promovuar të drejtat e njeriut dhe parandalimi i vizibilitetit të institucionit. Avokati nuk duhet të jetë vetëm në rol pritës kur shkelen të drejtat e njeriut prandaj ai duhet të ketë rol aktiv kur shkelen të drejtat e njeriut. Dhënia e rekomandime duhet bërë dhe me monitorimin e këtyre rekomandime. Pavarsisht se shume mekanizma janë ngritur mendoj se Avokati i Popullit duhet të ketë një rol më aktiv. Unë do të shikoja si zgjidhje afatëgjat dhe ndryshimin e ligjit organik, ndryshimi I fundit që ka pasur ligji për Avokatin e Popullit është bërë që në vitin 2014 dhe ka ardhur koha për ndryshim. Dhe emri i institucionit duhet të ndryshoje se populli nuk e ndan dot se kush është Avokati i Popullit dhe ai i shtetit.

lefterije luzi komisioni per avokatin e popullit

Sondazh

Poll