Politike

Me lule në duar/Rama shkon tek banesa e Anri Kashnikut, i jep titullin "Dëshmor i atdheut"

Edi Rama i dorëzoi sot të atit të tij urdhërin për të riun që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të mitur në plazhin e Durrësit.

15 Korrik 2022, 16:38 Nga k.m.

 

Me lule në duar/Rama shkon tek banesa e Anri Kashnikut, i jep titullin
Edi Rama

 

DURRËS-Kryeministri Edi Rama shkoi për vizitë në familjen e 18-vjeçarit që ndërroi jetë dje në Durrës pasi shpëtoi nga mbytja të vëllanë dhe mikun e tij të mitur. Anri Kashiku do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, e Rama i dorëzoi sot të atit të tij urdhërin për të riun që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të mitur në plazhin e Durrësit.

BISEDA ME TË ATIN E DJALIT: 

Babai i djalit: E takova për herë të fundit pas vitit të ri.

Rama: Ai është shpallur "Dëshmor i atdheut". Nuk kemi fjalë për atë që ka bërë.

Babai i djalit: Respekte! Shumë faleminderit.

Rama: Me atë që ka bërë, ke pasur një djalë të mrekullueshëm.

Babai i djalit: Kur dëgjoj këto fjalë, sikur më lehtësohet dhimbja. Nuk do iki asnjëherë, por ndjehem shumë krenar për atë djalë që kam pasur.

Vëllai dhe shoku i vëllait me të cilët i riu ishte duke u larë në bregdetin e Durrësit rrezikoheshin të mbyteshin, menjëherë në ndihmë të tyre shkoi Anri Kashiku, të cilin më pas e rrëmbyen dallgët. Trupi i tij i pajetë i tij u gjet pas disa orësh kërkimesh. Sot ai u përcoll për në banesën e fundit, ku kryeministri Edi Rama i dha titullin "Dëshmor i Kombit".

edi rama anri kashiku

Sondazh

Poll