Politike

Manja liston 4 arsyet: Pse jemi gati për amnistinë fiskale? Falë Reformës në Drejtësi dhe Edi Ramës...

Manja renditi 4 arsye që sipas tij i japin Shqipërisë mundësinë për të patur një amnisti fiskale të plotë dhe funksionale. 

15 Korrik 2022, 12:01 Nga f.g
Manja liston 4 arsyet: Pse jemi gati për amnistinë fiskale? Falë
Ulsi Manja

TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Shqipëria është gati për amnistinë fiskale e cila do të shoqërohet edhe nga amnistia penale. Në prezantimin e projektligjit, Manja renditi 4 arsye që sipas tij i japin Shqipërisë mundësinë për të patur një amnisti fiskale të plotë dhe funksionale. Arsyeja e katërt lidhej me zotimin e kryeministrit Edi Rama për të bashkëqeverisur me qytetarët. 

Pjesë nga deklarata e Manjës: 

1-Reforma në drejtësi ka krijuar mekanizmat e duhur ligjorë për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Sot Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor për të parandaluar pastrimin e parave

2-Sot kemi kapacitete e duhura administrative dhe tatimore për të mbikëqyrur si duhet këtë proces

3-Shqipëria nga 1 maji ka hyrë në digjitalizimin të të gjitha shërbimeve publike, për shkak të këtij digjitalizimi jemi në gjendje ta monitorojmë si duhet këtë proces

4-Rama e ka bërë qartë që ne do bashkë-qeverisim me qytetarët. Këshillimi Kombëtar ishte një proces konsultimi që më pas ta kthejmë dhe në nismë ligjore. Pyetja që nëse doni që paratë e emigrantëve të legalizohen, 66% ju përgjigjën pozitivisht.

 

ulsi manja amnistia fiskale

Sondazh

Poll