Aktualitet

Shfrytëzonte pyllin për të mbjellë drogë, arrestohet 32-vjeçari në Memaliaj

 Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjet dhe një armë elektroshok pa leje e cila u sekuestrua nga blutë e Tepelenës.

15 Korrik 2022, 09:10 Nga e.k
Shfrytëzonte pyllin për të mbjellë drogë, arrestohet
Droga e mbjellë

TEPELENË- Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S banues në Memaliaj ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli anti-kanabis policia zbuloi se ai kishte shfrytëzuar një sipërfaqe pylli për mbjelljen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjet dhe një armë elektroshok pa leje e cila u sekuestrua nga blutë e Tepelenës.

32-vjeçari nuk i shpëtoi dot dronit të policisë i cili e kapi 'mat' dhe tashmë do të përballet para drejtësisë, ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë është dhe kryeplaku i fshatit 66-vjeçari i identifikuar me inicialet L.K pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

NJOFTIMI I POLICISË:

policia e tepelenës droge ne memaliaj

Sondazh

Poll