Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnje, bllokohet qarkullimi i mjeteve për disa minuta

Në vendngjarje ka mbërritur menjëhere policia rrugore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërkohë që për disa minuta në këtë aks rrugor është bllokuar trafiku i automjeteve.

15 Korrik 2022, 09:46 Nga e.k
Përplasen dy makina në Lushnje, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë vendit të quajtur “Kthesa e Plykut” në Lushnje.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe fatmirësisht si pasojë e përplasjes nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëhere policia rrugore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërkohë që për disa minuta në këtë aks rrugor është bllokuar trafiku i automjeteve.

lushnje aksident ne lushnje

Sondazh

Poll