Aktualitet

Iu gjetën 20 kallëpe tritol dhe 2 kapsolla detonatore, arrestohet 51-vjeçari: I gjeta, do i shisja tek guroret

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 51-vjeçari N.M është bërë i mundur falë finalizimit të operacionit "Explode" pas disa informacioneve të marra në rrugë operative.

15 Korrik 2022, 08:33 Nga d.a.

Iu gjetën 20 kallëpe tritol dhe 2 kapsolla detonatore, arrestohet

TIRANË- Policia e Vorës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, banues në Kurbin, pasi në afërsi të urës së Gjolës është kapur me 20 kallëpe me lëndë plasëse si dhe dy kapsolla detonatore me përcjellës elektrik. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 51-vjeçari Ndue Malqi është bërë i mundur falë finalizimit të operacionit "Explode" pas disa informacioneve të marra në rrugë operative.

51-vjeçari Ndue Malqi ka thënë para uniformave blu se 20 kallëpet e eksplozivit i ka gjetur në një magazinë ushtrie në vitin 1997. Gjatë të enjtes ai po udhëtonte në drejtim të Krujës për t’i shitur në gurore. Por ky version është i pabesueshëm për Policinë, e cila dyshon se 51-vjeçari është kontaktuar nga grupe kriminale. I arrestuari ka ndryshuar dëshminë kur është ripyetur në polici duke pretenduar se po udhëtonte nga Laçi me qëllim dorëzimin e eksplozivit në polici. Ai do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe rrezikon deri në 7 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Explode", nga Komisariati i Policisë Vorë.

Sekuestrohen 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të Urës së Gjolës, po lëvizte një shtetas që dyshohej se kishte lëndë eksplozive, në çantën e tij, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Explode".

Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohet 51-vjecari ne vore policia e tiranes

Sondazh

Poll