Politike

Evazioni fiskal/ Gruaja: PS votova e më bënë gropën, nesër kam këstin e bankës, të paktën të më japin një shtëpi

Ajo thotë se të paktën shteti t’i japë një shtëpi sepse ka kredi në banka dhe nuk ia del dot që të mbijetojë bashkë me familjen.

14 Korrik 2022, 21:18 Nga F.M
Evazioni fiskal/ Gruaja: PS votova e më bënë gropën,
Merita Hajdari

TIRANË- Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën por së fundmi ka dalë biznesmene e pronare e kompanive që janë akuzuar për evasion fiskal, tregon se ka votuar gjithmonë për Partinë Socialiste. E ftuar në ‘TPZ”, Hajdari thotë se ka votuar çdo numër që i kanë thënë socialistët, por që tani është bërë pjesë e një skandali. Ajo thotë se të paktën shteti t’i japë një shtëpi sepse ka kredi në banka dhe nuk ia del dot që të mbijetojë bashkë me familjen.

“Ku kam votuar unë e shkreta, mua më kanë thënë 6 kam vënë 6, më kanë thënë 16, kam vënë 16. Socialiste, socialiste jam unë, por socialistët më kanë bërë gropën. Unë kam kredi more, jetoj me banka, nesër kam këstin, 300 mijë lekë bankën që duhet të shkoj të paguaj. Ma vunë emrin, port ë paktën të më japin një shtëpi more, të jetoj dhe unë si njeri me të gjithë fëmijët e mi. unë nuk dua asnjë prej këtyre, dua që Rama të ballafaqohet me mua dhe të thotë ku më dolën këto pisllëqe se mua më vjen zor të dal në rrugë. Më vjen turp more, më kanë hequr emrin nga lista për shtëpi, unë prisja shtëpinë, nuk përfiton më tha, je biznesmene. Ku jam biznesmene unë,”- tha Hajdari.

merita hajdari skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll