Aktualitet

Mali i Çikës 5 ditë nën flakë, avionët grekë s'e shuan zjarrin. Riaktivizohet edhe vatra në Fier

Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe dje nisi operacioni për shuarjen e flakëve, me angazhimin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë.

15 Korrik 2022, 08:08 Nga e.k
Mali i Çikës 5 ditë nën flakë, avionët
Fota nga mali i Çikës

VLORË- Beteja e Malit të Çikës ka kapur në ditën e pestë. Autoritetet kërkuan ndihmën e fqinjëve dhe Greqia dërgoi menjëherë dy avionë, të cilët pas betejës së gjatë s'arritën t'i neutralizonin dot flakët që të ndihmuara dhe nga era e fortë përhapeshin edhe më tej në terren, duke e çuar në 70 ha sipërfaqen e djegur. 

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shkak edhe të terenit të vështirë e kishin të pa mundur ndërhyrjen direkrte pavarsisht përpjekjeve të shumta ndërkohë mësohet se avionët nga Greqia do të rikthehen sërish në një betejë të dytë me zjarrin që duket i 'pandalshëm' e që deri tani ka shkatërruar mbi 70 ha pyje dhe shkurre.

Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe dje nisi operacioni për shuarjen e flakëve, me angazhimin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë. Po ashtu, 20 ushtarë janë në gatishmëri në ndonjë përkeqësim të situatës. 

Gjithashtu zjarri është riaktivizuar edhe në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinjë dhe pisha, ndërsa në terren kanë shkuar edhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit dhe mjetet zjarrfikëse. Sot pritet të ketë një tjetër ndërhyrje nga ajri, ndërkohë zjarri vazhdon të përhapet dhe të djegë sipërfaqe të tëra me pyje, bredh dhe shkurre. 

vlore zjarri ne malin e cikes

Sondazh

Poll