Aktualitet

Haxhia: Tahiri drejt lirisë e shpalljes i pafajshëm, ende nuk e di si e ka shpërdoruar detyrën

Avokati shtoi se Tahirit ende nuk i është komunikuar se për çfarë e ka shpërdoruar detyrën e tij.

14 Korrik 2022, 21:53 Nga F.M
Haxhia: Tahiri drejt lirisë e shpalljes i pafajshëm, ende nuk e di si
Maks Haxhia dhe Saimir Tahiri

TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia është shprehur se klienti i tij është drejt rrugës për tu shpallur i pafajshëm. I ftuar në "Radari Informativ", Haxhia tha se nuk mund të dënohej një ministër që ka kontribuar kaq shumë për policinë vetëm për shpërdorim detyre. Avokati shtoi se Tahirit ende nuk i është komunikuar se për çfarë e ka shpërdoruar detyrën e tij.

“E ardhmja e Saimir Tahiri është i pafajshëm. Ai paska qenë një nga ministrat më të mirë që është gjynah të përfudnojë në burg, duke llogaritur kontributin e dhënë. Kujtojmë se si e gjeti policinë dhe rendin dhe se si e ka bërë. Që të thuash shpërdorim detyre. Apo që ti ngordhin lopët ministrisë dhe të fusësh ministren në burg. Ne jemi në Gjykatë të lartë presim rekursin. Kemi paraqitur shkelej proceduriale që kthehet vendimi dhe në Apel. Kjo bën që ai të lirohet. Plus edhe themeli që nuk dënohet një ministër i Brendshëm, kur si ke thënë se çfarë ka shpërdoruar,"- tha avokati.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t'u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes. 

maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll