Aktualitet

Alimehmeti publikon studimin: Efektet që ka pasur mbyllja mbi vdekshmërinë kardiake

Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se studimi u publikua në revistën prestigjioze amerikane Cureus Journal of Medical Sciences.

14 Korrik 2022, 21:51 Nga I.A
Alimehmeti publikon studimin: Efektet që ka pasur mbyllja mbi
Ilir Alimehemeti

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehemeti ka publikuar një studim mbi efektin që ka pasur mbyllja e vitit 2019 mbi vdekshmërinë kardiake. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se studimi u publikua në revistën prestigjioze amerikane Cureus Journal of Medical Sciences. Po ashtu ai shkruan se sipas studimin, nuk ishte Covid që ka rritur vdekjet kardiake, por mbyllja në karantinë.

Postimi i Plotë:

Me meritë të plotë të mikut dhe kolegut Dr. Leonard Simoni, së bashku me kolegë të nderuar, dje publikuam studimin e rradhës mbi efektin që ka pasur mbyllja (lockdoën) e vitit 2019 mbi vdekshmërinë kardiake. Studimi u publikua në revistën prestigjioze Cureus Journal of Medical Sciences (SHBA). Pas studimit të qindra pacientëve në secilin vit, rezultatet mund të përmblidhen si më poshtë (Figura 2): Në krahasim me vitin 2019, periudha e karantinës në vitin 2020 u shoqërua me: reduktim të shtrimeve me infarkt të zemrës (STEMI) reduktim të procedurave invazive, por me rritje të vdekshmërisë (pasi pacientët paraqiteshin shumë vonë) Në krahasim me vitin 2019, në të njëjtën periudhë të vitit 2021 nuk kishte asnjë ndryshim në këta indikatorë. Pra, nuk ishte COVID-19 që rriti vdekjet kardiake në vitin 2020, por ishin masat mbyllëse gjatë karantinës që e shkaktuan rritjen e vdekshmërisë, për shkak të panikut për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe për shkak të bllokimit të lëvizjes së lirë.

ilir alimehemeti

Sondazh

Poll