Aktualitet

Të burgosurit në Fier shqetësojnë Tahirin? Maks Haxhia jep arsyet: Pse u transferua në Lushnje

Haxhia tha se Tahiri ka kërkuar që në ditën që është ndaluar që të kalohet në Lushnje. Sipas avokatit, Lushnja ka kushte më të mira.

14 Korrik 2022, 21:48 Nga F.M
Të burgosurit në Fier shqetësojnë Tahirin? Maks Haxhia jep
Saimir Tahiri dhe Maks Haxhia

TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia është shprehur se arsyet që e kanë shtyrë klientin e tij të transferohet drejt Lushnjes janë takimet me familjen dhe numri i lartë i të burgosurve që ndodhen në Fier. I ftuar në “Radarin Informativ”, Haxhia tha se Tahiri ka kërkuar që në ditën që është ndaluar që të kalohet në Lushnje. Sipas avokatit, Lushnja ka kushte më të mira.

“Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra të ndryshme, edhe për shkak të aksesit të lehtë në burgun e Lushnjes nga familja e tij. Nuk e di për kushtet dhe rregullat. Nuk më është ankuar për rregullat e forta. Ai ka qenë i disiplinuar dhe bashkëpunues. Unë nuk di gjë. Do e takoj të hënë. Është lëvizur për në Lushnje. Një njeri që abuzon rregullat s’ka pse të bëjë sherr me drejtorin. Ai është administratori dhe rregulli është rregull. Për të lëvizur ka 10 ditë që kërkon të lëviz për në Lushnje. Ai ka kërkuar që në ditën që është ndaluar. Duke parë kushtet tek burgu i Fierit ka kushte më bashkëkohore,"- tha Maks Haxhia.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes. Transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij për të qenë më pranë tyre, por gjithashtu sepse është raportuar se është përfshirë në një përplasje me drejtorin e burgut të Fierit, Arjan Hasani për shkak të kushteve. Debati mësohet se ka nisur për ujin e pijshëm, pasi ish-ministri ishte detyruar që të blinte të ambalazhuar nga marketi i burgut.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t'u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes. 

maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll