Aktualitet

Kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Gjithashtu bëhet me dije se një 18-vjeçar është arestuar, pasi gjatë një kontrolli fizik në Shëngjin, është kapur me kanabis.  

14 Korrik 2022, 21:35 Nga I.A
Kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari
Policia

LEZHË- Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike. Gjithashtu bëhet me dije se një 18-vjeçar është arestuar, pasi gjatë një kontrolli fizik në Shëngjin, është kapur me kanabis.  

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike, sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.  Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen dy persona ne lezhe

Sondazh

Poll