Art&Argëtim

Nuk ka lidhje me muzikën, Noizy zbulon ëndrrën e fëmijërisë: Doja të bëhesha aktor

Megjithatë, ai theksoi se disi e ka prekur dhe këtë fushë pasi është angazhuar në disa projekte me Blerim Destanin.

14 Korrik 2022, 21:58 Nga I.A
Nuk ka lidhje me muzikën, Noizy zbulon ëndrrën e
Noizy

TIRANË- Reperi Noizy ka pasur një dëshirë tjetër kur ishte fëmijë që nuk kishte lidhje me muzikën. Gjatë një intervistë në emisionin “Abc e pasdites” në Abc Neës, Noizy tha se dikur ëndërronte që të bëhej një aktor.

Duke folur për fillimet e tij, reperi theksoi se gjatë kohës që ka jetuar në Londër jetonte me shpresën se do të kthehej në Shqipëri dhe të angazhohej në aktrim. Megjithatë, ai theksoi se disi e ka prekur dhe këtë fushë pasi është angazhuar në disa projekte me Blerim Destanin.

“Kam pasur ëndërr, mbase jo të jem artist i muzikës por aktor. Flija gjumë duke menduar se një ditë do të kthehem në Shqipëri dhe do të isha aktor. Ja ku jemi sot, mbase jo aktor por artist”, tha reperi.

noizy

Sondazh

Poll