Art&Argëtim

Akuzohet për ndërhyrje estetike në buzë, Ylli Limani: Janë të miat janë, ju betohem!

Këngëtari Ylli Limani dhe reperi Don Xhon janë akuzuar se ata mund të kenë kryer ndërhyrje estetike në buzë, por Ylli ka reaguar me deklaratën e tij duke i hedhur poshtë këto akuza.

14 Korrik 2022, 15:34 Nga s.s
Akuzohet për ndërhyrje estetike në buzë, Ylli Limani:
Ylli Limani

KOSOVË- Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe të preferuar nga publiku shqiptar dhe jashtë saj. Ai këtë verë ka bërë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm duke sjellur këngë të cilat janë bërë hite me shifra klikimesh të larta.

Ditën e djeshme në të gjitha mediat rozë është komentuar se këngëtari Ylli Limani dhe reperi i njohur Don Xhon kanë bërë ndërhyrje në buzë, por ky i fundit nuk ka reaguar ende.

Pas këtyre lajmeve këngëtari Ylli Limani ka reaguar përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij të Instagramit teksa shihet i qeshur. Këngëtari në video shihet duke prekur buzët e tij dhe duke shtuar se ai nuk ka bërë ndërhyrje.

“Të mijat janë, ju betohem”, tha ai.

ylli limani don xhon

Sondazh

Poll