Art&Argëtim

“Paguhem nga 8 deri në 10 mijë euro në dasma”, Albërije Hadërgjonaj tregon hapur sa fiton

Këngëtarja Alberie Hadërgjonaj ka thënë se i ka rritur çmimet për këndimet e saj nëpër evente të ndryshme të cilat arrijnë shifrën nga 8 deri në 10 mijë euro.

14 Korrik 2022, 14:39 Nga s.s
“Paguhem nga 8 deri në 10 mijë euro në dasma”,

TIRANË- Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe të dashura nga publiku shqiptar dhe jashtë saj. Ajo është një ndër këngëtaret e preferuara përsa i përket këndimit nëpër evente të ndryshme kryesisht nëpër dasma.

Së fundmi, në një intervistë për emisionin "Goca dhe Gra" ka folur hapur pa dorashka duke treguar edhe për shifrat që merr. Ajo është shprehur se me orkestrën merr nga 8 deri në 10 mijë euro në dasma dhe se e do jashtë mase punën e saj.

“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë. Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, është shprehur këngëtarja.

Gjithashtu, Hadërgjonaj u shpreh se tashmë ka vendosur të punojë më pak dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.

“Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”.

 

alberie hadergjonaj

Sondazh

Poll