Art&Argëtim

“Mashtrime dhe abuzime seksuale”, sekretet e errëta brenda botës së 'Victoria Secret'

Një dokumentar i ri detajon ngritjen dhe rënien e markës së të brendshmeve me lidhje alarmante me Jeffrey Epstein.

14 Korrik 2022, 14:05 Nga s.s
“Mashtrime dhe abuzime seksuale”, sekretet e errëta brenda
Modelet e Victoria Secret

Marka e njohur ‘Victoria Secret’ e cila ka modelet më të famshme dhe të bukura në të gjithë botën, ka disa anë të errëta të cilat nuk i dinte njeri deri më sot.

Duke vënë figura si Rosie Huntington-Whiteley, Gisele Bundchen, Miranda Kerr, Heidi Klum dhe Helena Christensen të cilat shfaqeshin nëpër pasarela me të brendshme duke reklamuar markën e ‘Victoria Secret’, thuhet se pas magjepsjes së tyre fshiheshin akuzat për ngacmime seksuale.

Tani një dokumentar i ri do të zbulojë lidhjen midis themeluesit të ‘Victoria Secret’, Les Wexner dhe trafikantit të dënuar të seksit, Jeffrey Epstein. Ai pretendon se të ata ishin miq të ngushtë për 20 vite, duke jetuar në të njëjtën pronë dhe se Wexner i dha Epstein autorizimin për pjesën më të madhe të biznesit të tij. Akoma më tronditëse janë pretendimet se Epstein, i cili vetëvari veten tre vite më parë teksa priste gjygjin për më shumë shkelje seksuale, përdori lidhjen e tij me firmën e të brendshmeve për të blerë modele të reja.

Ish-drejtuesit e firmës deklarojnë se Wexner ishte në dijeni të abuzimit të pozitës nga miku i tij, por shefi miliarder i të brendshmeve mohon të ketë njohuri për ndonjë aktivitet kriminal. Ish-modelet kanë treguar se si "gjëra të këqija" ndodhën pas perdes së pasarelës, me pretendimet se një sy qorr iu bë stafit sepse të gjithë po bënin kaq shumë para.

Modelet “nuk hanin” sepse inkurajoheshin të ishin tepër të dobëta dhe fotot prekeshin kur nuk ishin mjaft të holla për idealin e Sekretit, por padyshim janë lidhjet e ngushta midis Wexner dhe Epstein që do të jenë më të dëmshme për gjigantin global.

victoria secret modele

Sondazh

Poll