Art&Argëtim

Akuza e Eva Alikajt, flet regjisori Indrit Çobani: Ia ofrova një rol, nuk e ka pranuar për arsyet e saj

Indrit Çobani tha se nuk ka asnjë lloj zënke mes tyre, thjesht Eva nuk i ishte dukur e përshtatshme për atë rol.

14 Korrik 2022, 17:26 Nga k.m.
Akuza e Eva Alikajt, flet regjisori Indrit Çobani: Ia ofrova një
Indrit Çobani dhe Eva Alikaj

TIRANË- Regjisori Indrit Çobani ka reaguar pas deklaratave të aktores Eva Alikaj, e cila u shpreh se i nuk i kishte dhënë një rol në teatër. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tha se nuk ka asnjë lloj zënke mes tyre, thjesht Eva nuk i ishte dukur e përshtatshme për atë rol.

“Unë isha duke bërë prova se jam duke punuar për diçka dhe më vini video në Whatsapp. Ca bëhet kështu? Më vonë e hapa dhe e pash, nuk e kam parë emisionin e plotë. E kanë portalet këtë ortekun e krijuar. Eva është një nga aktoret më të dashura dhe një nga mikeshat e mia më të mira. Nuk e di për cilën shfaqe e ka, ndoshta e ka për shfaqjen Edmond që unë kam vënë në skenë bashkë me Andian. Unë kam biseduar bashkë me Evën për të qenë pjesëmarrese ne shfaqjen “Familja Tot”. Andia i ka ofruar një rol ne kete shfaqje, po nuk ka pranuar për arsyet e saj. Ndërsa tek Edmond, 4 gocat që pata fatin të punoja, po ta shikosh me vëmendje e kupton që aktorët janë të një brezi tjetri. U surprizova kur e pash këtë gjë,”-tha ai.

Ndërsa pak javë më parë, në një intervistë për emisionin për "N'Kohe", Alikaj tha se i kishte kërkuar një rol për një shfaqje, e ai i kishte thënë se ende nuk e kishin vendosur kastin e aktorëve. 

"S'më jep njëri rol. Kam kërkuar rol. Kam pyetur Indrit Çobanin, para një viti, edhe ai vuri një shfaqje. E vuri privatisht. Ai tha akoma nuk i kemi vendosur. është e drejta e tij, ai është privat,"-u shpreh ajo.

Ndërsa përmendi mes emrave të tjerë tek personazhet që i kishin mbyllur derën edhe Ermal Mamaqin dhe Vera Grabockën. 

 

indrit çobani eva alikaj

Sondazh

Poll