Art&Argëtim

Këndoi në Prishtinë, Da Baby: Më humbi vathi i diamantit, kushton 83 mijë dollarë, kush e gjen...

Reperi i njohur Da Baby ka humbur vathin e tij me diamant gjatë turneut të tij botëror që kushton 83 mijë dollarë, i cili ditët e fundit ka vizituar tre shtete siç janë Parisi, Greqia dhe Kosova.

14 Korrik 2022, 15:17 Nga s.s
Këndoi në Prishtinë, Da Baby: Më humbi vathi i diamantit,
Reperi Da Baby

KOSOVË- Reperi i njohur Da Baby ka humbur vathin e tij me diamant gjatë turneut të tij botëror që kushton 83 mijë dollarë, i cili ditët e fundit ka vizituar tre shtete siç janë Parisi, Greqia dhe Kosova.

Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, i cili në një postim në Twitter ka shkruar: “A e ka parë njëri në Greqi, Paris ose Kosovë vathin tim diamanti?”

Pas këtij postimi të bërë, komentet e fansave kanë vërshuar duke shkruar komente të ndryshme, por disa prej tyre kanë qenë edhe se ata nuk kanë informacione për vathin e tij.

 “Thjeshtë bli një tjetër, ke para”, “Llogarite si të humbur sepse askush nuk do ta kthejë mbrapsht një vath me vlerë 83 mijë Dollarë, nuk ka rëndësi sa të admiron”, kanë shkruar komentuesit.

Komentuesit kanë këshilluar reperin duke i thënë që të vendosë një shifër shpërblimi për personin që do e gjejë, por kishte edhe komente qesharake të cilat kanë rënë në sytë e njerëzve sidomos nga Kosovarët: “E pashë në fshatin tim në Kosovë”, “Mos qaj, hajde merre në Prishtinë, por e shita për hekura se mendova se ishte fals” ose “Nëse e ke humbur në Ballkan, s’ke për ta gjetur kurrë”.

 

reperi da baby kosove greqi paris

Sondazh

Poll