Politike

Rama: Nëse RMV s'e pranon propozimin francez, kërkojmë ndarjen e menjëhershme

Kryeministri shtoi se uron që nga RMV të dalë një përgjigje pozitive. 

14 Korrik 2022, 19:39 Nga F.M
Rama: Nëse RMV s'e pranon propozimin francez, kërkojmë
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse ata nuk pranojnë propozimin francez që do të zhbllokojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. I pranishëm në Vlorë me komisionerin Oliver Varhelyi, Rama tha se një ditë pas refuzimit të RMV-së, nëse kjo gjë do të ndodhë, ai do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Kryeministri shtoi se uron që nga RMV të dalë një përgjigje pozitive. 

"Nuk dua të zgjatem, pasi mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do vazhdojë me parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që rezultati të jetë pozitiv, nëse do të jetë, patjetër Konferenca do të thirret shpjet. Nëse s’do të jetë pozitiv, menjëherë të të nesërmen do të vazhdojmë te kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase. Patjetër ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit pa diskutim. Uroj që të ndodh që parlamenti i Maqedonisë së Veriut t’i hapë rrugë propozimit Francës dhe të dy vendet të hyjnë në negociata. Por kjo siç e tha dhe Komisionerit nuk është diçka që e vendosim ne, por parlamenti sovran i Maqedonisë së Veriut,"- tha Rama ndër të tjera. 

Në Shkup që nga 2 korriku, janë zhvilluar protesta të përditshme kundër propozimit të cilat janë thirrur dhe përkrahur nga opozita, kryesisht VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit dhe partia “E Majta” e Dimitar Apasievit. Ata kanë kërkuar që propozimi të refuzohet pasi në të nuk respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas si dhe çon në bullgarizimin e vendit. Deri më tani, propozimi është pranuar vetëm për koalicionin qeveritar të LSDM dhe BDI, partitë parlamentare shqiptare dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Fillimi i negociatave të BE-së me Shkupin është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë që nga nëntori 2020 për një mosmarrëveshje mbi gjuhën dhe historinë, dhe Brukseli e ka lidhur përparimin e Tiranës në rrugën e BE-së me atë të Maqedonisë së Veriut. Një vit më parë, rruga evropiane e këtyre dy vendeve u bllokua nga Franca, duke insistuar në ndryshimin e metodologjisë së negociatave.

Rama ishte sot në Vlorë me komisionerin Varhelyi te cilin e prezantoi me ByPass-in e Vlorës që u inagurua një javë më parë dhe lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë dhe që prej kësaj të enjte është i hapur për të gjitha automjetet. Rruga e re ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe mund të përshkohet në vetëm 30 minuta. Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum-Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces.

edi rama oliver varhelyi

Sondazh

Poll