Baçi i përgjigjet akuzave të Braçes: Skenar i PS, lojëra me Krifcën! Qeveria falimentoi fermerët
Luan Baçi deklaroi se Braçe kërkon të tërheqë vëmendjen nga e vërteta, që qeveria po falimenton të gjithë fermerët dhe eksportuesit, ndërsa theksoi se kemi një diversion që kërkon të bëjë PS-ja me deputetin e saj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, iu përgjigj akuzave të Erion Braçes. Demokrati tha se Braçe bën propagandë dhe po mashtron fermerët ndërsa shton se kemi të bëjmë me një lojë mes tij dhe ministres Krifca.
Baçi deklaroi se gjendja e fermerëve shqiptarë është katastrofike dhe në prag falimenti ndërsa theksoi se Braçe bën sikur iu del në mbrojtje atyre. Sa i përket fotos së Baçit me disa grumbullues, që Braçe e publikoi sot në Kuvend, deputeti i PD tha se ka bërë një takim me eksportues e fermerë të zonës së Divjakës.
Ndër të tjera, Baçi deklaroi se Braçe kërkon të tërheqë vëmendjen nga e vërteta, që qeveria po falimenton të gjithë fermerët dhe eksportuesit, ndërsa theksoi se kemi një diversion që kërkon të bëjë PS-ja me deputetin e saj.
"Çdo gjë e ka të mirëkordinuar me ministren e Bujqësisë, nuk është sulm, por e mirëkoordinuar. Duke parë që gjendja e fermerëve shqiptarë dhe Myzeqeja është në prag të falimentit, gjendje katastrofike, prodhimi i tyre po mbetet në fushë, kostoja shumë e lartë, para këtij faktit ka ndarë rolet ministrja me deputetin Braçe. Braçe bën sikur iu del në mbrojtje fermerëve ndërsa ministrja i qëndron strikt asaj që quhet respektim i tregut, kërkesë-ofertës dhe duke mos iu rënë në qafë sipas asaj dhe eksportuesve e eksportuesve që Braçe i sulmon ashpër dhe fuqishëm. Ka disa kohë që i sulmon ata që quhen grumbullues, eksportues të produkteve bujqësore dhe blegtorale të fermerëve për t’i shitur jashtë. Lojë midis tyre që të bëjnë punën e vet, një palë e mbron ministrja, një palë e mbron ministrja. Fotoja është e vërtetë, Braçe e ka marrë shpejt me të vetët me takimet që unë bëj.
Më mbrapa aty kanë qenë 15 veta, edhe fermerë midis grumbulluesve për të shpjeguar problematikën që ata kanë dhe ankesa për diversionin që bën Braçe, duke kërkuar të hedhë fajin për uljen e çmimit të shalqinit duke gjetur armikun e brendshëm, duke shpallur kulakët e rinj, eksportuesit dhe grumbulluesit, dhe se janë këta e keqja e madhe që çmimi i shalqinit është i ulët, dhe këta e marrin me çmim të ulët dhe e shesin me çmim të shtrenjtë. Braçe kërkon të tërheqë vëmendjen nga e vërteta, që qeveria po falimenton të gjithë fermerët dhe eksportuesit. Ne po bisedonim për problemet e fermerëve dhe eksportuesve. Diversion që bën PS nëpërmjet Braçes, nuk është iniciativë e Braçes, por skenar i përgatitur nga qeveria e PS, ministrja Krifca me Braçen se si do justifikojmë këtë faliment, rritje kostosh, dhe si të gjejmë shpjegimin,”-tha Baçi.
Sondazh
“Shteti angazhon mafien në zgjedhje”, Bylykbashi: Qeveria grabit qytetarët çdo ditë
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Edi Rama. I pranishëm në Ku...
Boçi-Ramës: Të vdekurit të duhen për larje parash, të gjallët për propagandë!
Luçiano Boçi TIRANË- Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj qeverisë e kryeministrit ...
Ministrja e Bujqësisë tregon ‘shpikjen’ e radhës: Program falas online për fermerët, të mësojnë si të zgjedhin dhe punojnë tokën
Frida Krifca TIRANË- Pas deklaratës që bëri xhiron e rrjeteve sociale se do të hapej një Akademi për barinjtë, min...
Ahmetaj-Berishës: Ke vrarë më shumë njerëz se pandemia, guxon e vjen në parlament
Arben Ahmetaj Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94&rs...
Harta e re/ Zhupa në Kuvend: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën gjyq...
Protesta e avokatëve, Meta: I mbështes, qytetarët duhet ta kenë drejtësinë pranë tyre
Protesta e avokatëve TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbështetur avokatët që protestojnë kundër hartës së re g...
Gjiknuri thirrje zyrtarëve të drejtësisë: Jini të pavarur, mos hani presionin e politikës
Damian Gjiknuri TIRANË- Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje zyrtarëve të drejtësisë q&e...
Harta e re, Korreshi: Qytetarët pa shërbim, gjyqtarët duan të vinë me shtëpi në Tiranë
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi është shprehur se harta e re gjyqësore po bëhet që...
Meta nderon me Titullin e lartë ambasadorin e Bullgarisë: Përherë mirënjohës për mbështetjen
Ilir Meta dhe Momtchil Raytchevski TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një ceremonie në Presidenc&eu...
PARALELIZMI/ Majko për drejtësinë: Vjen era nevojtore, ika me lot në sy, kjo histori më kujton korrupsionin
Pandeli Majko TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka krahasurar lidhjen e korrupsionit me drejtësin sot, me një histor...
