Politike

Varhelyi nga ByPass-i i Vlorës: Shqipëria është gati, javën tjetër presim lajmin e mirë për negociatat

Varhelyi tha se uron që javën e ardhshme të ketë një lajm të mirë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. 

14 Korrik 2022, 19:27 Nga F.M
Varhelyi nga ByPass-i i Vlorës: Shqipëria është gati,
Oliver Varhelyi

VLORË- Komisioneri Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria ka bërë investime dhe se është drejt integrimit në Evropë. I pranishëm në Vlorë, në ByPass-in e hapur së fundmi nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, Varhelyi tha se uron që javën e ardhshme të ketë një lajm të mirë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. 

"Faleminderit shumë, së pari është kënaqësi që rikthehem në Shqipëria, një vend që me befason. Rruga për këtu më la pa frymë, më la shumë mbresa, por duke parë punimet që pashë këtu. Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm. Po e bëni të gjithë këtë punë në vend të brezave të mëparshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që duhet të ishte jeta moderne, për atë që ka nevojë shoqëria moderne. Me gjithë këtë punë që është bërë po ulim ndotjen e ajrit në qytet, përshembull është thënë se më parë janë dashur orë për të bërë këto kilometra, ndërsa tani ajo gjë është vetëm histori. Këtu do të shikojmë shumë maune e mjete të rënda, ato do të tregojnë një gjë të mirë për rrugët e tregtisë. Për në konjektiviteti, lidhja dhe ndërlidhja me njëri-tjetrin është një nga gjërat më kryesore. Unë e di nga përvoja e Hungarisë se çfarë ndodh kur ti lidhesh me tjetrin. Jam shumë krenar për BERZH që bënë të mundur këtë gjë, pa partnerët tanë nuk do të kishim mundësi ta bënim realitet. Kryeministër shpresoj shumë që kjo të jetë një nga ato gjërat e para që ne bëjmë së bashku. Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim,"- tha Varhelyi.

Ku ka ngecur integrimi i Shqipërisë?

Në Shkup që nga 2 korriku, janë zhvilluar protesta të përditshme kundër propozimit të cilat janë thirrur dhe përkrahur nga opozita, kryesisht VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit dhe partia “E Majta” e Dimitar Apasievit. Ata kanë kërkuar që propozimi të refuzohet pasi në të nuk respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas si dhe çon në bullgarizimin e vendit. Deri më tani, propozimi është pranuar vetëm për koalicionin qeveritar të LSDM dhe BDI, partitë parlamentare shqiptare dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Fillimi i negociatave të BE-së me Shkupin është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë që nga nëntori 2020 për një mosmarrëveshje mbi gjuhën dhe historinë, dhe Brukseli e ka lidhur përparimin e Tiranës në rrugën e BE-së me atë të Maqedonisë së Veriut. Një vit më parë, rruga evropiane e këtyre dy vendeve u bllokua nga Franca, duke insistuar në ndryshimin e metodologjisë së negociatave.

Rama ishte sot në Vlorë me komisionerin Varhelyi te cilin e prezantoi me ByPass-in e Vlorës që u inagurua një javë më parë dhe lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë dhe që prej kësaj të enjte është i hapur për të gjitha automjetet. Rruga e re ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe mund të përshkohet në vetëm 30 minuta. Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum-Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces.

 

edi rama oliver varlehyi negociatat me be 2022

Sondazh

Poll