Politike

Harta e re/ Zhupa në Kuvend: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

Ajo tha se Lushnja është shumë larg për Konispolin dhe Përmetin.

14 Korrik 2022, 17:25 Nga DOSJA
Harta e re/ Zhupa në Kuvend: Gjykata Administrative e Shkallës së
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën gjyqësore. E pranishme në Kuvend, Zhupa tha se do të ishte më normale që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ishte në Vlorë dhe jo në Lushnje. Ajo tha se Lushnja është shumë larg për Konispolin dhe Përmetin.

"Lushnja është skaji më verior i rajonit të krijuar nga harta gjyqësore. A nuk do të ishte më normale të ishte në qendër të këtij rrethi dhe i bie të jetë Vlora. Vlora ka të njëjtën largësi distance nga të gjitha pikat e rrethit. Duke zgjedhur skajin më verior, Lushnjen, imagjinoni Konispolin e Përmetin që shkojnë në Lushnje. Nuk e di nëse do të mund të bëjnë ndryshim por Vlora ka mundësitë për të qenë Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë,"- tha Zhupa. 

ina zhupa seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll