Politike

Mali i Çikës 4 ditë në flakë, Peleshi nga Kuvendi: Dy avionë erdhën nga Greqia, po shuajnë flakët

Ai shtoi më tej se bashkë me avionët janë në terren edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura.

14 Korrik 2022, 18:45 Nga F.M
Mali i Çikës 4 ditë në flakë, Peleshi nga Kuvendi: Dy
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar lajmin se zjarrin në malin e Çikës po e shuan Greqia. I pranishëm në Kuvendine Shqipërisë, Peleshi tha se bashkë me dy avionët e ardhur nga Selaniku janë në luftë me flakët. Ai shtoi më tej se bashkë me avionët janë në terren edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Janë dy avionë, po fluturojnë aktualisht në Malin e Çikës, janë 100 forca të FA-së, nuk ka asnjë rrezik për banesat, as për vilat aty afër. Kështu që të mos shqetësohet njeri,”- tha Peleshi ndër të tjera.

Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të dytën herë për shuarjen e zjarreve. Këtë gjë e ka bërë të ditur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janes Lenarsic, me anë të një postim në Tëitter, ku shkruan se Greqia ka dërguar dy avionë zjarrfikës pasi Shqipëria kërkoi ndihmë. 

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka arritur të sigurojë dy avionë nga Greqia. Avionët këtë herë në vendin tone do të përqëndrohen në Malin e Çikës, ku është vatra aktive më problematike. Zjarri është përhapur në Dhërmi e Palasë dhe ka bërë që pushuesit të braktisin plazhet.

niko peleshi seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll