Politike

Ministrja e Bujqësisë tregon ‘shpikjen’ e radhës: Program falas online për fermerët, të mësojnë si të zgjedhin dhe punojnë tokën

Frida Krifca pohoi se qeveria do të ngrenë një program falas online për fermerët, që do t’i mundësojë të punojë tokën apo të njohë tipet e saj.

14 Korrik 2022, 17:31 Nga k.m.
Ministrja e Bujqësisë tregon ‘shpikjen’ e radhës:
Frida Krifca

TIRANË- Pas deklaratës që bëri xhiron e rrjeteve sociale se do të hapej një Akademi për barinjtë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka lëshuar një tjetër perlë. Nga Foltorja e Kuvendit, Krifca pohoi se qeveria do të ngrenë një program falas online për fermerët, që do t’i mundësojë të punojë tokën apo të njohë tipet e saj. Ndryshe nga programi "Exel" që sipas saj përdoret tani nga Ministria e Bujqësisë. 

“Po kryejmë dixhitalizimin e sistemit të programit në mënyrë që i gjithë informacioni të procesohet online, të shkurtojmë kohë deri në lidhjen e kontratave duke e bërë kështu zbatimin e këtij programi online një ndër të para në rajon. Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, që është qëllimi i interpelancës, kemi ngritur programin e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.

Kemi ndërtuar një sistem me të dhëna kadastrale të cilësisë së përdorimit të tokës, program i cili do t’u mundësojë fermerë akses online të të dhënave dhe tipeve të tokës, kulturave dhe përshtatshmërinë bujqësore që është më e udhës të kultivohen me bazën e të dhënave për në nivel parcele. Ofrojmë informacion shtesë kështu për të gjithë fermerët, i cili do të jetë falas, për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi dhe të kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre. Fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij,”-tha ajo.

Me siguri fermerët mezi po e presin një program të tillë, por për shitjen e produkteve si do të bëhet?

 

frida krifca

Sondazh

Poll