Politike

Protesta e avokatëve, Meta: I mbështes, qytetarët duhet ta kenë drejtësinë pranë tyre

Meta shton se Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent.

14 Korrik 2022, 16:26 Nga F.M
Protesta e avokatëve, Meta: I mbështes, qytetarët duhet ta
Protesta e avokatëve

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbështetur avokatët që protestojnë kundër hartës së re gjyqësore. Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një video të avokatëve që protestojnë, krahas të cilës shkruan se shërbmi i drejtësisë është jetik. Meta shton se Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent.

"Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.
Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent!
Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur,"- shkruan Meta. 

Dje u thirr dhe një seancë dëgjimore në Komision Parlamentar të Ligjeve ku e pranishme ishte dhe kryetarja e KLGJ-se, Naureda Llagami e cila u shpreh se nuk dio të bëhen ndryshme duke iu përgjigjur dhe akuzave se kjo hartë është propozuar dhe ndryshuar nga qeveria duke thënë se ky është një fryt i punës së grupit të eksperteve dhe KLGJ-së. Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Pavarësisht kundërshtisë së avokatëve kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

ilir meta harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll