Politike

Gjiknuri thirrje zyrtarëve të drejtësisë: Jini të pavarur, mos hani presionin e politikës

Gjiknuri tha se harta e re gjyqësore ka qenë një oepracion shumë i fortë, duke e krahasuar at me heqjen e një tumori.

14 Korrik 2022, 16:23 Nga F.M
Gjiknuri thirrje zyrtarëve të drejtësisë: Jini të
Damian Gjiknuri

TIRANË- Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje zyrtarëve të drejtësisë që të mos bien pre e presioneve nga politikanët. I pranishëm në Kuvend, Gjiknuri tha se harta e re gjyqësore ka qenë një oepracion shumë i fortë, duke e krahasuar at me heqjen e një tumori. Ai shtoi më tej se njësoj si një pacient i sapo operuar, edhe insittucionet e drejtësisë kanë nevojë për kohë për të fituar pavarësinë e tyre. 

"Drejtësia do të marrë vitet e saj. Të gjitha këto shqetësime që ngrihen këtu dhe janë politike janë pasojë e vettingut dhe reformës. Jo në kuptim negativ. Patjetër po vuajmë disa pasoja, unë nuk mund ta mohoj. Njerëzit kanë shqetësim për vonesat e dosjeve gjyqësore. Problemi është si do ta bëjmë më mirë. Prandaj merren disa hapa, dhe ribërja e hartës së re gjyqësore. Harrojmë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit, të zhvillohet gjyqi. Harrojmë që ligjin e kemi shkruar vetë. Kur flasim këtu zbatoni ligjin, qëndrojini atyre kritereve. Ky ishte një operacion i fortë, si të heqësh një tumor. Ju doni që një person sapo del nga operacioni të dalë dhe të vrapojë në fushë. Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, nuk duhet të bien në presionin e politikës, nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë,"- tha Gjiknuri. 

damian gjiknuri seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll