Politike

Harta e re, Korreshi: Qytetarët pa shërbim, gjyqtarët duan të vinë me shtëpi në Tiranë

I pranishëm në Kuvend, ai tha se mbështet avokatët në të gjitha kërkesat e tyre.

14 Korrik 2022, 16:21 Nga F.M
Harta e re, Korreshi: Qytetarët pa shërbim, gjyqtarët duan
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi është shprehur se harta e re gjyqësore po bëhet që gjyqtarët të vijnë me shtëpi në Tiranë. I pranishëm në Kuvend, ai tha se mbështet avokatët në të gjitha kërkesat e tyre.

"Sot avokatët janë në protestë. Për këtë reformë në drejtësi për mënyrën si po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert e KLGJ të gjithë avokatët. Njerëzit nuk po marrin shërbim, janë bojkotuar të gjitha seancat. Ju nuk i dëgjoni. Vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi. Ku janë këto fletët? Si mund të jepet në këtë lloj forme. Sepse ju futët një drejtësi me gogla. Kjo reformë dështoi që në hapat e parë dhe e tillë do të përfundojë. Ju kuptuat sesi mund ta coni këtë sistem në kolaps sepse i interesonte kryeministrit. Prej vitesh GJK nuk ishte funksionale. Ai sistem drejtësie që ju e bëtë çorap në këto 6 vite po mundoheni ta qepni. Nuk mund të konceptohet vetëm një gjykatë apeli kur ju ju plasi bomba te gjykata e apelit administrativ. Ju po eliminoni gjykatat e rretheve, është qesharake. Sistemi është në kolaps. Ju po e ktheni shërbim ndaj gjyqtarëve sepse të gjithë duan të vijnë me shtëpi në Tiranë,"- tha Korreshi. 

saimir korreshi seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll