Politike

PARALELIZMI/ Majko për drejtësinë: Vjen era nevojtore, ika me lot në sy, kjo histori më kujton korrupsionin

Kjo gjë, sipas Majkos, i kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

14 Korrik 2022, 15:34 Nga F.M
PARALELIZMI/ Majko për drejtësinë: Vjen era nevojtore, ika me lot
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka krahasurar lidhjen e korrupsionit me drejtësin sot, me një histori të fëmijërisë së tij. I pranishëm në Kuvend, Majko tha se kur i ofenduar Kuçovën dhe i thanë se aty vinte era nevojtore, ai kishte ikur duke qarë tek nëna e tij. Kjo gjë, sipas Majkos, i kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

"Në fëmijërinë time kur im atë u transferua në Kuçovë, vizitoheshim rregullisht nga kushërinjtë e mi. Më trishtonte pakënaqësia e vizitorëve për erën e gazit në qytet për shkak të puseve të naftës. Kur njëri nga kushërinjtë e mi më tha se kur këtu mban era nevojtore, u ndjeva shumë keq, vrapova te nëna ime dhe me lot në sy bërtisja se si guxonin të na fyenin kështu. Sot kjo histori më kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prishja e saj ka qenë qëllimi i reformës në drejtësi,"- tha Majko. 

pandeli majko seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll