Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta e gazi nuk ndryshojnë, ulet benzina

Me çmimet e reja, gazi dhe nafta kanë mbetur të pandryshueshëm sepse me të njëjtin çmim janë tregtuar edhe më herët. I vetmi ndryshim ka ndodhur në çmimin e benzinës që është ulur me 12 lekë.

14 Korrik 2022, 18:04 Nga F.M
Bordi cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta e gazi nuk
Karburanteve

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nafta do të shitet me 240 lekë për litër, benzina me 221 lekë për litër, ndërsa gazi me 81 lekë. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në prën 18:00 të pasdites së sotme. Me çmimet e reja, gazi dhe nafta kanë mbetur të pandryshueshëm sepse me të njëjtin çmim janë tregtuar edhe më herët. I vetmi ndryshim ka ndodhur në çmimin e benzinës që është ulur me 12 lekë.

Njoftimi zyrtar:

Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll