Aktualitet

Tmerr në Tiranë! I dënuari për vrasje, rreh me grushte dhe ngacmon vajzën në mes të Tiranës

Fillimisht ai e ka ngacmuar seksualisht gruan, e më pas, në momentin që ka hasur në kundërshtim e ka dhunuar me grushta.

14 Korrik 2022, 15:31 Nga k.m.
Tmerr në Tiranë! I dënuari për vrasje, rreh me grushte dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka dhunuar një grua. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, i riu, i dënuar më parë për vrasje, i identifikuar si Sinan Meta. Fillimisht ai e ka ngacmuar seksualisht gruan, e më pas, në momentin që ka hasur në kundërshtim e ka dhunuar me grushta. E më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Por nuk ka shkuar larg dhe është prangosur nga Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi një shtetase, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 39-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin "Skënderbej", një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Dëmtime të tjera me dashje". Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin "Skënderbej", ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

39-vjeçari ka qenë i dënuar më herët për vrasje me 20 vjet burg në Greqi, ndërsa tani do të përballet me drejtësinë për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

tirane policia e tirane

Sondazh

Poll